Superaksion në Gjermani, konfiskohet 1 miliardë euro kokainë, sasia më e madhe e drogës

Publikuar tek: bota, më 13:25 02-08-2019 Superaksion në Gjermani, konfiskohet 1 miliardë euro kokainë, sasia më e madhe e drogës

Policia gjermane konfiskoi sasinë më të madhe të drogës të mbërritur ndonjëherë në shtetin e BE-së. Rreth 4.5 ton kokainë u zbuluan në një anije para dy javësh në portin e Hamburgut.

Sasia ishte ndarë në 4200 pako të vendosura në 211 çanta sportive. Paketimi pretendohej se mbante brenda kokrra soje. Anija e ndaluar vinte nga kryeqyteti i Uruguajit, Montevideo.

Autoritetet e sigurisë gjermane raportojnë se vlera monetare e kokainës së kapur shkon në rreth 1 miliardë €.

Trafiku i drogës është kthyer në problem madhor në Gjermani, pasi është kthyer në territori importi dhe trafikimi të lëndëve narkotike.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0091190338134766
array(1) { ["section"]=> string(92) "superaksion-ne-gjermani-konfiskohet-1-miliarde-euro-kokaine-sasia-me-e-madhe-e-droges-174149" }