Superaksioni masiv gjatë natës i drejtuar nga Altin Qato, kush janë 5 personat e shumëkërkuar që u arrestuan nga FNSH dhe RENEA (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 08:52 08-02-2018 Superaksioni masiv gjatë natës i drejtuar nga Altin Qato, kush janë 5 personat e shumëkërkuar që u arrestuan nga FNSH dhe RENEA (EMRAT) ilustruese

Superaksioni i ndërmarrë prej ditës së djeshme, i vijuar edhe gjatë orëve të natës nga FNSH dhe forcat RENEA kanë mundur të arrestojnë 5 persona, të cilët ishin shpallur më parë në kërkim.

Burime pranë newsbomb.al konfirmojnë se në pranga me urdhër të policisë kanë rënë:

1. Edmond Abazi nga Pogradeci

2.Kristi Maxhari nga Pogradeci

3. Kristian Petani nga Pogradeci.

4.Gerald Yzeirllari nga Pogradeci

5 Gazmor Kukla nga Gramshi

5 të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Trafikim të armëve dhe lëndëve plasëse dhe lëndë narkotike”.

Paraprakisht, mendohet se 4 prej tyre kanë lidhje me atentatin me tritol ndaj Lul Kullës, biznesmenit nga Shkodra. Atentati ndaj tij u krye me tritol në makinë në lagjen "Rus" më 13 janar, ku mbetën të plagosur 8 persona, mes tyre dhe Lul Kulla. 

Kujtojmë se operacioni blic është përqëndruar edhe në banesat e dy prej fiseve të njohura si të përfshira në aktivitete kriminale, Çapja dhe Çela.

Forcat Speciale kanë ndërhyrë në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” edhe në tregun agro-ushqimor në Elbasan.

Mbrëmjen e djeshme në këtë operacion të drejtuar nga kreu i policisë Altin Qato dhe kryeprokurori i Elbasan ka sekuestruar mina me telekomandë dhe armë zjarri. Të arrestuarit janë nga Pogradeci dhe Gramshim, qytete ku janë zhvilluar edhe kontrollet në banesë.

Paraprakisht mësohet se janë sekuestruar dy armë zjarri dhe 78 lëndë plasëse.

Kujtojmë se dje kryeprokurorja Arta Marku vizitoi Elbasanin ku nënvizoi se ky qytet rezulton pikë e nxehtë e grupeve kriminale tashmë të sofistikuara, dhe prezente në jetën publike të qytetit me anë të investimeve në tregun privat dhe punët publike.

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dhunoi fizikisht babain e moshuar, arrestohet 28-vjeçari (EMRI)
Sot mbush 97 vjeç, kush është gruaja që ka turbulluar jo pak herë “ujrat historike” në Shqiperi »
Article Logic
Execution time: 0.010436773300171
array(1) { ["section"]=> string(139) "superaksioni-masiv-gjate-nates-i-drejtuar-nga-altin-qato-kush-jane-5-personat-e-shumekerkuar-qe-u-arrestuan-nga-fnsh-dhe-renea-emrat-109539" }