Pitaya, i njohur edhe si Fruti i Dragoit është i butë, i lehtë, dhe i mprehtë, por mbi të gjitha shumë i shëndetshëm.
Fruti është bërë dieta kryesore në amerikën qëndrore dhe tani fruti i bukur me ngjyrë të purpurt po kërkohet gjithnjë e më shumë në vende të ndryshme të botës.
Përveç pamjes së bukur, Pitaya ka shumë vlera ushqyese. Fruti është një burim i mirë i fibrave dhe magnezit por përmban gjithashtu vitaminë C, hekur dhe vitaminë B, e në 100g ka vetëm 60 kalori.
Pitaya apo Fruti i Dragoit mund të jetë i vështirë për tu gjetur në tregun shqiptar. Por fakti që fruti mund të rezistojë për shumë kohë i ngrirë pa i humbur vlerat, tregon se eksportimi i tij nga vendet e origjinës është mjaft i lehtë.