Supergrabitja/ Krimet e Rënda lënë në burg agjentin e Rinasit (Zbardhet dëshmia)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:48 18-06-2019 Supergrabitja/ Krimet e Rënda lënë në burg agjentin e Rinasit (Zbardhet dëshmia)

Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar sot masën e sigurisë 'arrest me burg' për Hasan Kanaçin.

 Punonjësi i Rinasit i arrestuar për grabitjen e milIona lekëve ka qëndruar i heshtur para gjykatës.

Sakaq, në momentin që iu komunikua masa e sigurisë, Kanaçi deklaroi: 'Nuk kam lidhje me ngjarjen'.

Hasan Kanaçi, mbante detyrën e agjentit të cargos, në aeroportin 'Nënë Tereza' u arrestua të premten në mbrëmje. Ai ndërsa akuzohet se ndihmoi autorët e grabitjes nga brenda në datë 9 prill.

Kanaçi është kështu i arrestuari i 7-të i supergrabitjes.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02570915222168
array(1) { ["section"]=> string(84) "supergrabitja-krimet-e-renda-lene-ne-burg-agjentin-e-rinasit-zbardhet-deshmia-168703" }