Edhe sot për foto dite kemi përzgjedhur pamjen fantastike të fenomenit që shqiptarët dhe qytetarët në të gjithë botën kanë patur mundësi të shijojnë së fundmi. Bëhet fjalë për super hënën dhe kjo foto e Armando Babanit është ndoshta një nga më të arriturat që do shihni nga fenomeni, i cili do rikthehet sërish në vitin 2034. Foto është bërë në Tiranë.