Supermarketi danez shet vetëm produkte të skaduara

Publikuar tek: bota, më 00:45 04-03-2016 Supermarketi danez shet vetëm produkte të skaduara

Sado e pabesueshme mund të duket, supetmarketi danez “WeFood” është i pari në Europë e ndoshta në gjithë botën, që shet vetëm produkte të skaduara.

Të gjitha produktet e supermarketit "WeFood" në Kopenhagen e kanë kaluar datën e skadencës, por janë ende të konsumueshme. Pronarët e tij thonë se qëllimi nuk është të shënjestrojnë vetëm klientët e varfër, pasi çdo produkt shitet me 30 deri në 50 për qind ulje, port a kthejnë atë në modë e të hapin degë të tjera në të gjithë Europën.

Danimarka hedh poshtë 700,000 ton ushqime çdo vit dhe gjysma e tyre janë ende të konsumueshme në momentin që hidhen poshtë.

Ministrja daneze e Ushqimit dhe Ambientit, Eva Kjer Hansen, e ka quajtur situatën e ushqimit që shkon dëm “qesharake” duke shtuar se “është diçka e keqe për ambientin dhe para të çuara dëm”.

WeFood_3587804b.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02522611618042
array(1) { ["section"]=> string(56) "supermarketi-danez-shet-vetem-produkte-te-skaduara-34162" }