Superoperacioni ANTIDROGË në Greqi/ Sekuestrohen 1.18 ton KOKAINË e blerë në Karaibe, në pranga 6 shqiptarë, grupi kishte mbi 50 milionë euro të ardhura (E PLOTË-EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 19:38 25-01-2020 Superoperacioni ANTIDROGË në Greqi/ Sekuestrohen 1.18 ton KOKAINË e blerë në Karaibe, në pranga 6 shqiptarë, grupi kishte mbi 50 milionë euro të ardhura (E PLOTË-EMRAT) Shtepia ku u gjet kokaina, ne Greqi

Autoritete greke japin detaje të reja nga superoperacioni antidrogë i zhvilluar dje në zonën e Agrinjos, pranë Patras. Sipas deklaratës për media të drejtorit të Sigurisë së Attikës, gjeneral Petros Jeffery, operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me zyrën e DEA të Ambasadës Amerikane në Athinë, Autoritetet Policore shqiptare dhe ato spanjolle, raporton newsbomb.al.

Gjenerali Jeffery ka thënë se sasia prej 1 ton e 181 kg kokainë e kapur dje, është sasia më e madhe e kapur ndonjëherë nga Divizioni i Parandalimit të Drogës në Greqi. Kjo organizatë kriminale e cila në përbërje kishte 6 shqiptarë dhe 2 maroken transportonte drogë në mënyrë sistematike përmes anijeve me vela nga Karaibet në Europë dhe Afrikën Veri-Perëndimore.

Në deklaratën e autoriteteve greke, thuhet se grupi është mbajtur në mbikqyrje sistematike nga ekipet e DEA dhe policive të tre vendeve për 6 muaj me rradhë, raporton newsbomb.al.

“Në kuadër të hetimit sistematik kemi analizuar të gjitha të dhënat në dispozicion, kemi verifikuar dhe kontrolluar të dhënat e mbledhura, kemi krijuar profilin e të përfshirëve dhe kemi identifikuar rolet e tyre individuale në funksionimin e organizatës kriminale, gjë që na mundësoi të konstatojmë plotësisht përbërjen dhe veprimin e saj.

Menaxherët e organizatës kriminale banojnë përgjithmonë jashtë vendit dhe në veçanti në një vend evropian, nga ku drejtojnë veprimin e anëtarëve të tjerë në të gjitha fazat e veprimtarisë së tyre kriminale, nga gjetja e anijeve e deri te transportimi i drogës nga Karaibe, në vendet evropiane dhe afrikane veriperëndimore”, ka thënë drejtori i Sigurisë së Attikës.

Newsbomb.al raporton se gjashtë shqiptarët e përfshirë në këtë rrjet të trafikut të drograve të forta janë: Arbër Përdeda, Ergon Tusi, Lek Doda, Sandër Pemaj, Erlin Zotaj dhe Maksim Preçi.

Pas të dhënave të shumta të mbledhura në rrugë, dje më 24 janar është zhvilluar operacioni antidrogë, ku janë sekuestruar:
- 1 ton e 181,048 kg kokainë;
- 100 gram kanabis i përpunuar;
- 233.150 € kesh;
- 49 gramë pluhur i bardhë me përbërje kimike të panjohur;
- 2 peshore elektronike precize;
- 1 revolver 38 mm;
- 3 pistoleta;
- 1 kallashnikov;
- 92 fishekë të kalibrave të ndryshëm;
- 5 makina private;
- 19 telefona celular;
- 52 çanta që përmbanin gjithsej 1.040 pako najloni me rreth 1 kg secila, me përmbajtje kokaine me peshë totale bruto të një 1 ton e 180.650 kg, raporton newsbomb.al.

“Dua të theksoj se operacioni i djeshëm policor ishte me një shkallë të lartë rreziku, pasi anëtarët e organizatës kriminale janë të gjithë të rrezikshëm, të cilët mbajnë armë.

Në fakt, ata janë arrestuar edhe në të kaluarën për çështje droge, sulme të armatosura ndaj oficerëve të policisë, grabitje të armatosur, falsifikime dhe vepra të tjera penale”, ka thënë ndër të tjera gjenerali grek i Sigurisë, Petros Jeffery.

Më tej, zëdhënësi i Policisë greke Chronopoulos Theodorou ka thënë se nga përllogaritjet e deritanishme organizata kriminale që sillte drogën nga Karaibet, kishte siguruar të ardhura të paligjshme deri në 50 milionë euro, raporton newsbomb.al.

Të gjithë të arrestuarit janë dërguar pranë zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Athinës, ndërsa hetimi po vazhdon për të zbuluar të gjithë anëtarët e tjerë të grupit kriminal dhe sferën e plotë të aktivitetit të tij.

Një prej anëtarëve të grupit të kokainës, shqiptari Sandër Pemaj:

Screenshot_2_copy_copy.jpg

Pamje te shperndara nga mediat greke, shtepia ku u sekuestrua kokaina:

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028409957885742
array(1) { ["section"]=> string(170) "superoperacioni-antidroge-ne-greqi-sekuestrohen-1-18-ton-kokaine-e-blere-ne-karaibe-ne-pranga-6-shqiptare-grupi-kishte-mbi-50-milione-euro-te-ardhura-e-plote-emrat-193144" }