Superoperacioni “Kështjella e Barit” në SPANJË, ITALI, SHQIPËRI, 200 policë angazhohen, arrestohen 18 persona (TË ARMATOSUR DHE TË DHUNSHËM)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:41 16-10-2019 Superoperacioni “Kështjella e Barit” në SPANJË, ITALI, SHQIPËRI, 200 policë angazhohen, arrestohen 18 persona (TË ARMATOSUR DHE TË DHUNSHËM) Foto ilustruese

Një bandë trafikantësh droge është kapur nga karabinierët ndërkohë që janë angazhuar 200 forca policie, raporton La Reppubblica. 18 urdhër arreste janë ekzekutuar, dhjetëra kontrolle në Bolonja, Rimini, Ferrara, Ravena, Modena, Terni, por edhe në Spanjë dhe në Shqipëri, Vlorë.

Janë sekuestruar 130 kile drogë e llojeve të ndryshme. Hetimet, që janë kordinuar nga Prokuroria e Bolonjës kanë nxjerr operativitetin e një asociacioni criminal, që është ndërtuar me italianë, shqiptarë dhe afrikanë që trafikonin marijuanë dhe hashas në aksin Spanjë Itali, destinuar për shpërndarje në sheshet bolonjeze.

Hetimet për “kështjellën e Barit” filluan dy vite më parë, në nëntor 2017. Sic ka dalë nga anëtarët e organizatës, është një grup i rrezikshëm i armatosur, i aftë të vinte në presion edhe klientët që nuk pagonin borxhet e tyre, e merrnin drogën nga Franca dhe Spanja dhe në Itali shitej me copa. Karabinierët kanë dokumentuar tranferta të shumta bankare edhe në kazinotë franceze, për të pastruar paratë që vinin nga shpërndarja e lëndës narkotike.

Një ndër episode më të dhunshme për të cilat akuzohet grupi, është edhe ndaj një shpërndarësi, që u rrah keqas. Ky i fundit, nuk ka bashkëpunuar me hetimin nga frika e hakmarrjes. Në një tjetër rrethana, një nga debitorët u kap nga celula shqiptare dhe u cua në qendrën e grupimit të trafikimit ku është dhunuar keqas. Ky i fundit nuk kishte paguar akoma 50 kile marijuanë.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.037631988525391
array(1) { ["section"]=> string(139) "superoperacioni-keshtjella-e-barit-ne-spanje-itali-shqiperi-200-police-angazhohen-arrestohen-18-persona-te-armatosur-dhe-te-dhunshem-182301" }