Superoperacioni nga RENEA e FNSH në Elbasan, arrestohet i shumërkërkuari i shtatë (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:11 09-02-2018 Superoperacioni nga RENEA e FNSH në Elbasan, arrestohet i shumërkërkuari i shtatë (EMRI)

Në vijim të operacionit të koduar “POROSIA” dhe në vazhdimësi të hetimeve lidhur me proçedimin penal të referuar nga Policia Lokale, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, u bë ndalimi i shtetasit: Erges Lipo, 30 vjeç banues në Pogradec.

Ndalimi i tij, u bë në Pogradec pasi, shtetasi i lartpërmendur dyshohet të ketë konsumuar veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake, e municionit dhe lëndëve eksplozive , e kryer në bashkëpunim”.

Operacioni i djeshëm

FNSH dhe forcat RENA kanë arrestuar mrbëmë 5 persona, pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Atyre u janë sekuestruar lëndë plasëse, lëndë narkotike, municione luftarake dhe vlera monetare.

Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Elbasanit në bashkëpunim me Forcat e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Shtetit dhe Prokurorinë e Elbasanit, në kuadër të procedimit penal të referuar nga Policia lokale, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “POROSIA”.

Si rezultat i këtij operacioni të finalizuar me sukses pas një hetimi disa mujor me metoda speciale, u arrestuan në flagrancë 5 shtetas dhe 1 u shpall në kërkim.

Ata janë:

- Geraldo Yzeirllari, 20 vjeç, banues në Pogradec;

- Kristi Maxhari, 21 vjeç, banues në Pogradec;

- Kristian Petani, 22 vjeç, banues në Pogradec;

- Edmond Abazi, 39 vjeç, banues në fshatin Hudenisht, Pogradec;

- Gazmor Kokla, 39 vjeç, banues në fshatin Gribë, Gramsh.

Arrestimi i tyre u krye nga forcat e posaçme në disa ndërhyrje në Pogradec dhe në Gramsh.

Shtetasve Geraldo Yzeirllari dhe Kristi Maxhari u janë gjetur dhe sekuestruar 82 kallëpe të dyshuara si lëndë plasëse, e llojit tritol.

Shtetasit Edmond Abazi i është gjetur dhe sekuestruar 1.5 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Gazmor Kokla, në Gramsh janë gjetur 1 armë zjarri automatik, 1 pushkë me 440 fishekë, 3 automjete, 15 celularë si dhe sasi e konsiderueshme lekësh.

Gjithashtu në kuadër të këtij procedimi penal është shpallur në kërkim shtetasi E.H., 20 vjeç banues në Pogradec, i dyshuar për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, si dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të mundshëm.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestimet e ish-zyrtarëve për pronat, banorët protestë përpara Prokurorisë, ja çfarë kërkojnë
Kërkesa për shkarkimin e Arta Markut, Alibeaj: Ja çfarë kërkon PD »
Article Logic
Execution time: 0.012145042419434
array(1) { ["section"]=> string(92) "superoperacioni-nga-renea-e-fnsh-ne-elbasan-arrestohet-i-shumerkerkuari-i-shtate-emri-109706" }