Supervjedhja në Rinas, PARALAJMËRON Lleshaj: Do të ketë arrestime të tjera

Publikuar tek: aktualitet, më 13:47 26-04-2019 Supervjedhja në Rinas, PARALAJMËRON Lleshaj: Do të ketë arrestime të tjera

"Do të ketë arrestime të tjera", kështu deklaroi nga Kukësi ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

Në një deklaratë për mediat, ministri tha se çështja ka ecur shumë por nuk zbuloi detaje të reja.

"Kjo çështje është ende nën hetim. Megjithëse ka ecur shumë, unë nuk mund të ekspozoj detaje të shumta. Grupi tashmë i shkatërruar tashmë ka një arkiv të pasur të aktiviteteve negative kriminale jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë. Procedurat e hetimit vazhdojnë në funksion të zbardhjes dhe kapjes së autorëve. Do të ketë arrestime të tjera. Disa nga krerët e grupit janë arrestuar por ka edhe të tjerë", tha Lleshaj, ndërkohë që komentoi edhe bllokimin e rrugës nga militantët e opozitës.

"Është e drejta e të gjithëve për të protestuar. Por bllokimi i rrugëve është degradim politik në të gjitha aspektet. Nuk është bllokimi i rrugëve zgjidhje politike. Nuk mund ta mbysësh qeverinë duke bllokuar rrugët, qeverinë e mbyt duke fituar zgjedhjet. Duke bllokuar rrugët mbyten qytetarët. I bëj thirrje opozitës nga Hasi, të kthjellohen e ti thërrasin arsyes dhe të kthehen në rrugët normale të politikës", deklaroi ministri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029429912567139
array(1) { ["section"]=> string(79) "supervjedhja-ne-rinas-paralajmeron-lleshaj-do-te-kete-arrestime-te-tjera-161941" }