Supervjedhja në Rinas, Sejko tregon çfarë e tremb BSH-në: Bankat janë të mirëorganizuara, por…

Publikuar tek: aktualitet, më 15:37 23-04-2019 Supervjedhja në Rinas, Sejko tregon çfarë e tremb BSH-në: Bankat janë të mirëorganizuara, por…

Në përfundim të mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë ku u prezantua raporti i BSH për 2018-ën, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko foli edhe për grabitjen e miliona eurove në Rinas.

“Ajo që na shqetëson me shumë ne si BSH është përsëritja e këtyre ngjarjeve, ndikimi negativ në imazh, ndikim negativ psikologjik”, tha Sejko.

Sipas tij, “Banka e Shqipërisë si institucion licensues është përgjegjëse për kërkesat minimale që bankat kanë për ambientet e tyre pra në objektet e tyre. Lidhur me transportin e vlerave monetare ka një udhëzim të Ministrisë së Brendshme, e cila si rregullore është forcuar. Ngjarja e fundit ka ndodhur në ambientet e aeroportit dhe jo gjatë transportimit”.

“Masa e marra janë ndryshimet rregullative për këtë rregullore që ne e kemi përforcuar dhe sigurisht që përgjegjësia direkte e jona është për të monitoruar dhe mbikqyrur zbatimin e kërkesave të sigurisë së bankave në ambientet e tyre”, shtoi ai.

Sejko tha se bankat janë të mirëkapitalizuara me likuiditet dhe se janë të afta për të përballuar situata financiare qoftë edhe nga këto humbje apo goditje.

“Ajo që na shqetëson me shumë ne si BSH është përsëritja e këtyre ngjarjeve, ndikimi negativ në imazh, ndikim negativ psikologjik dhe sigurisht nëse ngjarje të tilla do të përsëriteshin shumë shpesh dhe ndikimi financiar do të bëhej shumë problematik dhe do të kishte një kosto jo vetëm për sistemin bankar por për të gjithë ekonominë shqiptare. Në dijeninë time disa banka e kanë pasur GPS natyrisht për arsye teknike GPS zhvendoset në aeroport po ashtu dhe doganat po këtu nuk bëhen fjalë për element të detajuar në këtë nivel pasi këto janë post faktum për të zbuluar në duhet të jemi të korrdinuara si institucione për të marrë masa që ngjarje të tilla mos të përsëriten më në të ardhmen pasi jo vetëm që kanë ndikim financiar tek investitorët e huaj por ndikojnë negativisht dhe në imazhin e vendit”, deklaroi Sjeko.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030385971069336
array(1) { ["section"]=> string(97) "supervjedhja-ne-rinas-sejko-tregon-cfare-e-tremb-bsh-ne-bankat-jane-te-mireorganizuara-por-161555" }