Supervullkani në Napoli jep shenja zgjimi, shkenctarët të shqetësuar: Rrezikon Europën

Publikuar tek: bota, më 10:49 22-12-2016 Supervullkani në Napoli jep shenja zgjimi, shkenctarët të shqetësuar: Rrezikon Europën

Supervullkani Campi Flegrei në Napoli është duke dhënë shenja zgjimi, njoftojnë shkenctarët italianë. Sipas Institutit të Gjeofizikës në Bolonja, lëkundjet e fundit sizmike kanë ndikuar në aktivizimin e këtij vullkani që rrezikon jo vetëm Italinë, por të gjithë Europën.

Një shpërthim i mundshëm i Campi Flegrei nuk mund të krahasohet me atë të Vezuvit që ndodhi 2000 vite më parë dhe shkatërroi Pompein, por është 10 herë më i fuqishëm se ai.

Shpërthimi i fundit i Campi Flegrei ka ndodhur 39 mijë vite më parë dhe sipas studimeve ka qenë më i madhi në Europë në 200 mijë vitet e fundit.

Niveli i alarmit për këtë vullkan është rritur nga jeshil në të verdhë që prej vitit 2012 dhe kjo do të thotë një monitorim i përhershëm i aktivitetit nëntokësor në këtë mal.

3B8EABB600000578-4054208-image-a-14_1482314591355.jpg

37D7902500000578-0-image-a-34_1472838073785.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098190307617188
array(1) { ["section"]=> string(90) "supervullkani-ne-napoli-jep-shenja-zgjimi-shkenctaret-te-shqetesuar-rrezikon-europen-63404" }