Surpriza dhe debate në Itali, killeri i Sacra Corona Unita diplomohet me pikë maksimale nga burgu

Publikuar tek: bota, më 07:41 24-04-2016 Surpriza dhe debate në Itali, killeri i Sacra Corona Unita diplomohet me pikë maksimale nga burgu Pamjet nga burgu ku vuan denimin anetari i mafias i diplomuar ne jurisprudence

Lecce, Itali – Nga një killer profesionist i Santa Corona Unita, tani një i diplomuar shkëlqyer në jurisprundencë.

Eshtë historia e një eksponenti të mafias Claudio Conte që kalvarin e tij e filloi në Salento dhe e vazhdon në Catanzaro. Nga trupat e Sacra Corona Unitës në një qeli në burgjet kalabreze ku po vuan dënimin për një sërë vrasjesh që janë kryer nga lufta e mafies në vitet ’90.

47 vjeçari është diplomuar në jurisprudencë: diskutime, debate por edhe festë është duke ndodhur Brenda burgut, raportojnë mediat italiane, sepse sipas drejtësisë italiane, krimet e kryera prej tij dhe për të cilat është dënuar, nuk e lejojnë të dalë jashtë qelisë.

Madje, as një orë të vetme për të diskutuar tezën e diplomës në Universitetin Magna Grecia ku ishte regjistruar disa vite më parë, pas transferimit nga burgu i Perugias. Conte nuk ka shkuar asnjëherë në fakultet as për të dhënë provimet. Por herë pas herë profesorët e kanë vizituar në qeli. Dhe sa herë që shkonin  për ta ishte një surprizë, ai student model që ka përmbushur detyrimet për të marrë të gjitha pikët, deri në tezën finale duke marrë 110 pikë dhe vetë presidenti i Fakultetit, nuk ka munguar në këtë takim provimi në burg.

Ka mbrojtur tezën duke mbajtur përmendësh në memorje shumë citate madje edhe referime në ligj. Sa për praktikën, Conte e kishte më të thjeshtë, sepse i kishte nga eksperienca personale.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Merkel në Turqi, refugjatët sirianë shpresë te kancelarja
Fitoi “Pulitzer” por fotoja ishte një mashtrim (VIDEO e së vërtetës) »
Article Logic
Execution time: 0.0098798274993896
array(1) { ["section"]=> string(102) "surpriza-dhe-debate-ne-itali-killeri-i-sacra-corona-unita-diplomohet-me-pike-maksimale-nga-burgu-38518" }