Surpriza e sondazhit, Angela Merkel nuk e ka të sigurtë postin e kancelares, sfidohet bindshëm

Publikuar tek: bota, më 11:50 26-01-2017 Surpriza e sondazhit, Angela Merkel nuk e ka të sigurtë postin e kancelares, sfidohet bindshëm

Ka vetëm një ditë që është konfirmuar kandidatura e Martin Schulz për kancelar të Gjermanisë dhe sondazhet tregojnë për një garë të ashpër të tij me Angela Merkel.

Televizioni “ARD” ka publikuar të dhënat e sondazhit për dy kandidatuart kryesore, Merkel dhe Schuluz, ku surprizat nuk mungojnë.

Nëse zgjedhjet në Gjermani do të zhvilloheshin sot, të dy kandidatët do të fitonin nga 41% të votave, një barazim që shkon më shumë në favor të Schulz. Një tjetër e dhënë interesante është rënia me 2% e Merkel në sondazh krahasim me dhjetorin e 2016-ës, ndërsa ish-presidenti i Parlamentit Europian ka një rritje me 5% nga dhjetori.

Martin Schulz pëlqehet si figurë politike nga 69% e gjermanëve, ndërsa Angela Merkel nga 63%. Megjithatë, 78% mendojnë se Merkel është më kompetente për postin e kancelares, kundrejt 68% që e mendojnë këtë për Schulz. Por, ish-zyrtari i BE-së kalon sërish në epërsi kur flitet për besueshmërinë, me 65% të gjermanëve që e mendojnë këtë për Schulz, në krahasim me 64% për Merkel.

sendungsbild-233559-_v-videowebl.jpg

deutschlandtrend-715-_v-videowebl.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.04944896697998
array(1) { ["section"]=> string(98) "surpriza-e-sondazhit-angela-merkel-nuk-e-ka-te-sigurte-postin-e-kancelares-sfidohet-bindshem-66718" }