Ai është një nga këngëtarët më të komentuar në media,kjo për faktin e karakterit të tij kontrovers. Por kur bëhet fjalë për dashurinë, ai është padyshim një nga djemtë më romantikë që mund të keni parë ndonjëherë.
Është fjala këtu për reperin e njohur shqiptar Stresi. Ky i fundit sapo mori hapin më të rëndësishëm në jetë. Stresi është fejuar. Lajmin e bën të ditur vetë këngëtari me anë të një postimi në Instagram, ku shfaqen duke shkëmbyer unazat me të dashurë e tij Kejsi.
Historia e tj më Kejsin është një ndër më të diskutuarat në mediat rozë.
“Ndjenjë shumë e veçantë s’mund ta përshkruaj s’kam fjalë”, shkruan reperi në përshkrimin e fotos.
Tashmë nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim dasmën e çiftit për të cilën këngëtari ka folur shpesh që do të jetë me shumë pak të ftuar, me miq dhe familjarë të tij.