Surpriza, Ivanka zëvendëson të atin në takimin e G20

Publikuar tek: bota, më 22:40 08-07-2017 Surpriza, Ivanka zëvendëson të atin në takimin e G20

Një vendim që ka habitur jo pak njerëz gjatë samitit të G20-ës ishte padyshim zëvendësimi i presidentit të SHBA-ve, Donald Trump nga vajza  e tij.

Mediat botërore raportojnë se presidenti amerikan ishte larguar nga takimi për të zhvilluar një takim kokë më kokë me liderin indonezian.

Zyrtarisht Ivanka është këshilltare e babait të saj, por mungesa e një presidenti në raste të tilla zëvendësohet nga zyrtarë të lartë që vijnë pas tij dhe jo nga këshilltarë.

Ky vendim i Trump, për të dërguar vajzën e tij në takimin e liderëve botërorë, ka sjellë reagime të ndryshme, teksa ka pasur edhe nga ata që ironizuan shfaqjen e saj mes liderëve më të fuqishëm të botës.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011728048324585
array(1) { ["section"]=> string(57) "surpriza-ivanka-zevendeson-te-atin-ne-takimin-e-g20-85506" }