Surpriza: Madonna pjesë e Eurovision këtë vit

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 10:12 18-01-2019 Surpriza: Madonna pjesë e Eurovision këtë vit

Diva e muzikës Pop, Madonna mund të jetë pjesë e Eurovision këtë vit. Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se këngëtarja është duke negociuar që të performojë në Tel Aviv në maj.

Burimet e lidhur me ngjarjen thonë se megjithëse këngëtarja ka rënë dakord në parim për të marrë pjesë, ka disa mosmarrëveshje për shumën e parave të kërkuara nga përfaqësuesit e Madonnës dhe shuma që prodhuesit e shfaqjes janë të gatshme të ofrojnë.

"Ne jemi duke punuar në një listë të emisioneve për konkursin e këngës në Eurovizion 2019. Në kohën e duhur do të publikojmë listën e artistëve që do të marrin pjesë në të," tha në një deklaratë Korporata e Transmetimit Publik të Izraelit (KAN).

Eurovision këtë vit do të mbahet në Tel Aviv. Kujtojmë se Bashkimi Europian i Transmetimeve (EBU) njoftoi shtatorin e kaluar se Eurovizioni 2019 do të mbahet në Tel Aviv dhe jo në kryeqytetin e Izraelit të Jeruzalemit siç ishte planifikuar më parë.

madonna-topless-instagram.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.037305116653442
array(1) { ["section"]=> string(51) "surpriza-madonna-pjese-e-eurovision-kete-vit-149294" }