Surpriza që përloti botën/ Vajza befason nënën e sëmurë me kancer, i shkon në spital e veshur me fustan të bardhë

Publikuar tek: bota, më 15:39 20-09-2020 Surpriza që përloti botën/ Vajza befason nënën e sëmurë me kancer, i shkon në spital e veshur me fustan të bardhë

Dasmën e anuloi për shkak të COVID-19, por nuk mund të linte nënë e sak të vdiste pa e parë njëherë të veshur nuse me fustanin e bardhë.

Kjo është historia e Nicole Lind, që vendosi të improvizonte një dasmë të vogël në spitalin ku qëndronte e shtruar nëna e saj për shkak të kancerit në mushkëri.

E ndihmuar nga personeli shëndetësor, Nicole dhe partneri i saj, të veshur si nuse dhe dhendër u shfaqën përpara shtratit të nënës së Nicole, e cila shpërtheu në lot kur i pa.

Për t’i dhënë nuancën e plotë të dasmës, të pranishëm ishin një prift dhe motra e Nicole, Lisa.

“Kur Nicole u shfaq e veshur me fustan nusërie mendova se ishte një shaka. Nuk mund të mendoja shumë në ato çaste, por di të them që u ndjeva tepër krenare. Nicole është kujdesur shumë për mua dhe ta shikoja të lumtur është një ndjesi e papërshkrueshme”, u shpreh mamaja e Nicole.

rewyu-768x432.jpgtewryui.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095090866088867
array(1) { ["section"]=> string(118) "surpriza-qe-perloti-boten-vajza-befason-nenen-e-semure-me-kancer-i-shkon-ne-spital-e-veshur-me-fustan-te-bardhe-221032" }