‘Surpriza simbolike’ e Albana Vokshit, të rinjtë e FRPD përulin Bashën

Publikuar tek: barometri, më 07:24 13-06-2018 ‘Surpriza simbolike’ e Albana Vokshit, të rinjtë e FRPD përulin Bashën

Ditën e sotme kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka festuar 44 vjetorin e lindjes, ndërsa përveç ‘dhuratës simbolike’ që ka marrë nga kolegët e tij deputetë, kryedemokrati është surprizuar edhe nga të rinjtë e FRPD.

 

Vetë kryetari i FRPD, Belind Këlliçi ka treguar se fill pas protestës së rradhës në hyrjen e Ministrisë së Brendshme, të rinjtë i janë drejtuar selisë së PD-së për të surprizuar Bashën.

Këlliçi ka treguar se për kryedemokratin dhurata më e bukur është përkushtimi dhe angazhimi i të rinjve demokratë, por në fotot e postuar shihet Basha që i është përulur në shenjë falenderimi ndaj tyre.

Me herët u publikuan edhe mesazhet e deputetes Vokshi, e cila ftonte kolegët e saj të kontribuonin për një dhuratë simbolike për Bashën.

POSTIMI:

Te rinjte e FRPD i rezervuan nje surprize kryetarit te PD Lulzim Basha ne diten e tij te lindjes. Ditelindja e z. Basha perkonte me protesten tone kunder narkoshtetit, dhe natyrisht nuk mund te kishte dhurate me te bukur per te se angazhimi dhe perkushtimi i te rinjve demokrate per Shqiperine Europiane.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007457971572876
array(1) { ["section"]=> string(74) "surpriza-simbolike-e-albana-vokshit-te-rinjte-e-frpd-perulin-bashen-124180" }