Surprizat e motit, mësoni si do të jetë moti gjatë protestës së opozitës

Publikuar tek: aktualitet, më 23:09 24-05-2019 Surprizat e motit, mësoni si do të jetë moti gjatë protestës së opozitës

Dita e nesërme pritet të jetë me diell, por gjatë pasdites paraqiten kthjellime dhe vranësira kalimtare në kryeqytet.

Theksojmë që opozita nesër ka vendosur të mbajë  në orën 19:00 protestën e gjashtë kombëtare dhe nuk dihet se si do të ndikojë moti në vazhdimësinë e saj.

RESHJET
Nesër (e shtunë dt.25) priten reshje të dobëta. Reshjet do të arrijnë deri në lokalisht mesatare në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë dhe Elbasan. Në zona të kufizuara reshjet mund të jenë në formë shtrëngate, më të mundshme në zonat malore dhe ato pranë tyre.

TEMPERATURAT
Nesër (e shtunë dt.25) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 15 / 22 °C
në vendet e ulëta: 14 / 23 °C
në vendet malore: 8 / 21 °C

ERA
 Nesër (e shtunë dt.25) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

ZJARRET NË PYJE
----------------------
Nesër (e shtunë dt.25) pritet rrezik “I ULËT” në qarkun Fier, ndërsa qarqet e tjera pritet të jenë në nivelin “S’KA RREZIK” për zjarre në pyje. Në disa qarqe pritet rrezik “I ULËT” vetëm në zona të lokalizuara, konkretisht sot në qarqet: Berat (Jug dhe Perёndim), Gjirokastër (Veri), Vlorë (Veri) dhe Korçë (Lindje).

 

 

60853247_1351009561719553_6176466458332102656_n.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070021152496338
array(1) { ["section"]=> string(78) "surprizat-e-motit-mesoni-si-do-te-jete-moti-gjate-protestes-se-opozites-165604" }