Surprizat e motit, nesër shi dhe borë në këto zona

Publikuar tek: aktualitet, më 19:40 22-01-2019 Surprizat e motit, nesër shi dhe borë në këto zona

Dita e sotme u shoqërua me vranësira të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe mesatar.

Në këtë mënyrë do të mbyllet kjo ditë me reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar ndërsa në zonat malore të Verilindjes dhe Juglindjes në lartësitë mbi 800 metër reshjet herëpashere do të jenë edhe në formën e dëborës me intensitet të ulët.

Të ndikuar nga masa ajrore të paqëndrueshme edhe për nesër moti do të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura në të gjithë territorin.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitët të ulët ndërsa në zonën e Veriperëndimit dhe Jugut me intensitet deri edhe mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive lokale.

Prej orëve të pasdites moti do vijoj të jetë i vranët ndërsa reshjet ndërpriten përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirën perëndimore për të mbëtur përgjatë relieveve malore në lindje të vendit.

Në zonën e Alpeve dhe Verilindje reshje dëbore të dobëta në lartësitë mbi 800metër, ndërsa në malësitë e Jugut dhe kryesisht zonën e Juglindjes do të ketë reshje të herëpashershme dhe të dendura dëbore në lartësitë mbi 500-800 metër duke nisur nga orët e pasdites.

Më konkretisht në zonën e Juglindjes reshjet e dendura të dëborës zgjasin deri në orët e para të mëngjesit të dt. 24.01.2019 më pas kemi ndërprerje të tyre. Për shkak të reshjeve të shiut dhe masave ajrore më te freskëta pritet një rënie e temperaturave në vlerat maksimale.

Më konkretisht:

Zonat malore -1°C deri në 5°C

Zonat e ulëta 4 deri në 12°C

Zonat bregdetare 6°C deri në 12°C

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Pamjet i zbulova unë’, Artan Hoxha nxjerr bllof Carlo Bollinon: Janë filmime amatore. Kam kasetat origjinale
Betimi i Ramës, dalin pamjet nga ceremonia. Presidenca: Suksese në këtë detyrë të rëndësishme »
Article Logic
Execution time: 0.012715101242065
array(1) { ["section"]=> string(56) "surprizat-e-motit-neser-shi-dhe-bore-ne-keto-zona-149894" }