Surprizon Astrit Patozi: Sot jam me Lulin...

Publikuar tek: barometri, më 07:14 07-09-2018 Surprizon Astrit Patozi: Sot jam me Lulin...

Është një nga zërat më kritikë të Lulzim Bashës e megjithatë sot duket se është në një mendje me të.

 

Ish-deputeti i PD Astrit Patozi shpreh hapur dakordësinë e tij me Bashën sa i takon propozimit për të kaluar në sitën e vettingut politikanët, gjë e cila mori përgjigje pozitive edhe nga kryeministri Edi Rama përmes një statusi ku shkruante “Sa më parë”. Megjithatë, sipas Patozit, një gjë e tillë mund të ishte kërkuar më shpejt, atëhere kur diskutohej reforma në drejtësi.

“Sepse nuk kishte nevojë të humbnim shumë kohë që të rrisnim macet për të gjuajtur minjtë, ndërkohë që këta të fundit mund t'i mbysnim edhe me koçifoz.

Dhe le të kalonin njëkohësisht në sitë, si togat e zeza të drejtësisë, ashtu edhe të gjithë eminentët e politikës" shkruan ish deputeti Patozi. "Uroj shume qe Luli ta ketë seriozisht këtë nismë kurajoze. Ndryshe, do të rrezikojë shumë të marre koston e një dështimi të ri, që vjen gjithmonë nga shija e hidhur që përjeton publiku, sa herë që përfundojnë në kosh fushatat hipokrite të premtimeve të tij për gjoja një moral të ri në politikë", përmbyll demokrati.

REAGIMI I PLOTË:

Edhe pse më ndan gati një oqean prej tij, sot unë jam me Lulin, që sa më shpejt të ketë vetting edhe për politikanët. Mund ta kishim kërkuar edhe më shpejt, atëherë, kur diskutohej reforma në drejtësi. Edhe faturën e lartë të penguesit, që e morëm (me të drejtë apo pa të drejtë) mund ta kishim shmangur, por edhe Edi Ramës do t'ia kishim djegur kartat në dorë.

Sepse nuk kishte nevojë të humbnim shumë kohë që të rrisnim macet për të gjuajtur minjtë, ndërkohë që këta të fundit mund t'i mbysnim edhe me koçifoz.

Dhe le të kalonin njëkohësisht në sitë, si togat e zeza të drejtësisë, ashtu edhe të gjithë eminentët e politikës.

Por më mirë vonë kurrë, është një aksiomë që nuk e humbet kurrë vlerën nga kalimi i kohës.

Problemi është që kjo të bëhet sa më shpejt me kushtetutë dhe me ligj, sepse ndryshe i bie të jetë si të gjitha hartimet patetike të partive tona, kur betohen për moral dhe pastërti.

Sepse në këtë pikë, për shembull, unë e kam të vështirë ta qortoj Edi Ramën, megjithese rezervat e tmerrshme që kam për të dhe për qeverinë e tij. Sepse ai u deklarua direkt i gatshëm për të bashkëpunuar me opozitën në funksion të kësaj ideje.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021116018295288
array(1) { ["section"]=> string(47) "surprizon-astrit-patozi-sot-jam-me-lulin-133459" }