Surprizon Kujtim Gjuzi, takon 'të fortin e Tiranës' në burgun e Fushë-Krujës (ARSYEJA E VIZITËS)

Publikuar tek: aktualitet, më 17:41 28-05-2019 Surprizon Kujtim Gjuzi, takon 'të fortin e Tiranës' në burgun e Fushë-Krujës (ARSYEJA E VIZITËS) Nehat Kulla - Kujtim Gjuzi

Kreu i Partisë Konstervatore, Kujtim Gjuzi, i cili u betua si deputet në Kuvend pak javë më parë, tregoi ditën e sotme në emisionin 'Top Talk' se sapo kishte ardhur nga burgu i Fushë-Krujës.

Gjuzi tregoi se të parin kishte takuar Nehat Kullën, i ashtuquajturi 'Gjenerali', i cili në 'vitin e mbrapshtë' 1997 krijoi një 'komisariat policie' në zonën e 'Kinostudios'.

'Sapo vi nga burgu i Fushë-Krujës, ku kam bërë vizita qeli më qeli dhe i burgosuri i parë që takova ishte Nehat Kulla. Vajta atje, sepse kisha një informacion me ushqimin, korrupsionin atje. Por nuk më rezultoi kështu, sepse e pashë vetë', u shpreh deputeti, duke shtuar se 'Nehat Kulla ishte personi i parë që takoi, sepse ai ishte i sëmurë'.

Kujtojmë se Nehat Kulla ose siç njihet ndryshe 'i forti i Tiranës', është dënuar me 20 vite burg për vrasjen e Halim Gjuzit, ish-shoferi i ish-zv/ministrit të Arsimit, Halit Shamata.

Kulla qëndron në burg që nga viti 2005 dhe me gjithë uljet e dënimeve që ka marrë ndër vite, i ka mbetur edhe disa muaj për të kryer në Burgun e Fushë Krujës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070340633392334
array(1) { ["section"]=> string(98) "surprizon-kujtim-gjuzi-takon-te-fortin-e-tiranes-ne-burgun-e-fushe-krujes-arsyeja-e-vizites-166042" }