Surprizon ministri Vasili, ve flamurin e KF Tirana në zyrë dhe shkruan një mesazh prekës për zemrat e tifozëve

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:11 22-04-2017 Surprizon ministri Vasili, ve flamurin e KF Tirana në zyrë dhe shkruan një mesazh prekës për zemrat e tifozëve

Diversiteti për tifozeri edhe brenda një force politike, është shumë i dukshëm te LSI.

Ilir Meta, kryetar i kuvendit, është një tifoz i thekur i Partizanit. Por është Petrit Vasili, ministri I tij i Drejtësisë që nuk mendon njëlloj.

Ministri Vasili në zyrën e tij ka varur flamurin e KF Tirana dhe hapur shpreh mbështetjen për skuadrën e tij të zemrës, duke e konsideruar si moment kur ekipi I zemrës ka nevojë për mbështetje.

“Une mbaj akoma flamurin e 17 Nentorit, sepse dua qe edhe Tirona qe te fitoje sot, duhet t'i ngjaje shpirtit dhe sakrifices qe benin cunat e Tirones ne ate kohe, te cilet dilnin kampione dhe mbanin kombetaren ne kembe, linin zemren ne fushe dhe ia mbanin koken lart tifozerise se papare te Tirones”, shkruan Vasili duke postuar edhe foton e tij më flamurin e KF Tirana.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017832040786743
array(1) { ["section"]=> string(115) "surprizon-ministri-vasili-ve-flamurin-e-kf-tirana-ne-zyre-dhe-shkruan-nje-mesazh-prekes-per-zemrat-e-tifozeve-76040" }