Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka qënë e para zyrtare shqiptare që ka uruar presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden për marrjen e detyrës.
Në një status në rrjetet sociale, Xhaçka shkruan se tashmë gjithë sytë e botës janë drejt SHBA-së.
Xhaçka ka uruar për detyrën e re dhe zëvendësen e Biden, Kamala Harris.
“Urimet më të mira për Presidentin e Amerikës Joe Biden dhe Zëvëndësespresidenten Kamala Harris. Sytë e gjithë botës janë tek ju!”- shkruan Xhaçka.