SYTË nga 'ZGJEDHORJA'/ Afati për Reformën drejt mbarimit, a do të vihen interesat e shqiptarëve mbi ato partiake?

Publikuar tek: politike, më 09:03 30-05-2020 SYTË nga 'ZGJEDHORJA'/ Afati për Reformën drejt mbarimit, a do të vihen interesat e shqiptarëve mbi ato partiake? Perfaqesuesit e Keshillit Politik per Reformen Zgjedhore

Dita e sotme dhe e nesërmë do të jenë vendimtare për Reformën Zgjedhore, pas deri në 31 maj është afati i fundit për të gjetur një marrëveshje, por palët duken larg konsensusit në disa pika.

Deri më tani palët kanë arritur konsensusin për 5 pika, duke filluar nga financimi i partive, ku pjesa më e madhe e parave do të jepen nga shteti.

Konsensusi është arritur edhe për kuotën gjinore, ku 1 në 3 emrat e parë në lista do të jetë femër, si dhe është ndryshuar periudha zgjedhore, ku është vendosur që periudha e re të jetë 15 prill - 15 maj ose 15 tetor - 15 nëntor.

Sistemi i monitorimit me kamera dhe prania e policisë në zgjedhje jashtë çdo qendre votimi dhe numërimi është një tjetër pikë ku palët kanë gjetur marrëveshjen.

Por nëse këto pika u arritën lehtë, ndarja e palëve është në çështje më të rëndësishme, duke filluar nga ndryshimi i sistemit zgjedhor dhe deri te depolitizimi i administratës zgjedhore.

PD ka kërkuar që rolin e Kolegjit Zgjedhor ta marrë Gjykata Kushtetuese, që të jetë kjo Gjykatë që do të vendosë për fatin e zgjedhjeve pas apelimit të palëve politike. Partia Demokratike gjithashtu kërkon identifikimin biometrik, që sipas saj është e vetmja garanci që kutitë e votimit nuk do të mbushen me vota jo reale.

Nga ana e saj Partia Socialiste ka kërkuar që identifikimi biometrik të jetë vetëm në zona të caktuara, pasi nuk ka kohë dhe garanci nga teknologjia, ndërsa për çështjen e Gjykatës Kushtetuese që të zëvendësojë Kolegjin Zgjedhor nuk bie dakort.

Depolitizimi i administratës zgjedhore është një tjetër pikë ku palët mbajën qëndrime shumë të ndryshme nga njëra tjetra. Mazhoranca kërkon depolitizimin e plotë, ndërsa PD ka kërkuar që komisionerët të ndahen 3 me 3, ndërsa 1 të jetë i pavarur.

Opozita parlamentare e përfaqësuar nga Rudina Hajdari ka kërkuar vetëm ndryshimin e sistemit zgjedhor, ku është sugjeruar sistemi danez, të cilin e ka kërkuar edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim, por vështirë se kjo do të arrihet, pasi partitë e mëdha nuk kanë shprehur dëshirë për ndryshimin e sistemit.

Mbeetet vetëm të shihet nëse sot dhe nesër partitë politike do të reflektojnë dhe do të arrijnë një marrëveshje në interes të shqiptarëve, apo do të mbrojnë interesat partiakë, duke e lënë Shqipërinë edhe një herë tjetër në një situatë të rënduar, ku hapja e negociatave me BE-në do të ishte vetëm një ëndërr.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010123014450073
array(1) { ["section"]=> string(115) "syte-nga-zgjedhorja-afati-per-reformen-drejt-mbarimit-a-do-te-vihen-interesat-e-shqiptareve-mbi-ato-partiake-208368" }