Trondit përkthyesja me deklaratën: Presidenti Bush më ngacmoi seksualisht

Publikuar tek: bota, më 15:08 17-11-2017 Trondit përkthyesja me deklaratën: Presidenti Bush më ngacmoi seksualisht

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Xhorxh HW Bush akuzohet nga 8 gra për ngacmime seksuale. Ndërsa akuza e radhës vjen nga një përkthyese, identitetin e të cilës mediat e huaja nuk e bëjnë publike.

Përkthyesja pretendon se presidenti Bush e preku atë në mënyrë të papërshtatshme në vitin 2004. Incidenti ka ndodhur gjatë një takimi midis ish-presidentit dhe ministrit spanjoll të mbrojtjes Jose Bono Martinez.

"Ishte viti 2004, trupat spanjolle ishin tërhequr papritur nga Iraku dhe unë punoja si përkthyese në Spanjë", ka thënë ajo për BBC, shkruan newsbomb.al.

“Takimi kishte mbaruar, ndërsa erdhi momenti për të bërë foto. Bush këmbënguli që të isha edhe unë në foto. Më kujtohet kur mendova se kjo ishte e çuditshme. Zakonisht ne qëndrojmë jashtë kornizës. Ai më kapi të pasmet e mia. Fillimisht mendova se ishte një aksident, por pastaj e bëri për herë të dytë", është shprehur përkthyesja.

123456.PNG

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mafiozi i Cosa Nostra nuk u pendua kurrë, fjalët e fundit që i tha të shoqes nga qelia
Kryhet me sukses transplanti i parë i kokës, pretendon shkencëtari kontrovers »
Article Logic
Execution time: 0.011321067810059
array(1) { ["section"]=> string(7) "t-99928" }