"Ta bëjmë Shqipërinë si Evropa”... Po bëjeni si Korça, bre lalkë!

Publikuar tek: kulture-art, më 14:27 13-12-2019 Korca e zbukuruar per festa

QYTETI KITARË

Shkruan Agim Xhafka:

Kur dëgjoj thirrjet : "Ta bëjmë Shqipërinë si Evropa”,u them: "Po bëjeni si Korça, bre lalkë”.

Se atdheu do jetë më i bukur, më i dashur, më i qetë dhe më i pasur. Po the Korçë ke thënë prind, ke thënë jetë, ke thënë ëndërr, emocion, mallëngjim e ngazëllim. Qyteti edhe formën e ka si kitarë të shtrirë në prehrin e Moravës. Me telat që ia lëviz era e Qarrit, suferina e Cangonjit apo fëshfërima e Mborjes.Korça është materniteti i matematikës, i sportit, i kulturës dhe i novacionit. Zoti e ka bekuar me toka pjellore, me male plot kurora, me ujra që e xhelozojnë edhe birrën, me dëborën që sikur del nga çentrot punuar me grep prej korçarkave syshkruar.
Korça ime është dashuria ime, ajo është jeta ime, sigurisht do jetë dhe lëndina ime...

78898107_425857294969236_1380690625405386752_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0077230930328369
array(1) { ["section"]=> string(65) "ta-bejme-shqiperine-si-evropa-po-bejeni-si-korca-bre-lalke-189312" }