“TA ÇRRËNJOSIM këtë murtajë”, politikanët bëjnë thirrjen e fortë pas sulmit terrorist: TË ZHDUKIM ISLAMO-FASHIZMIN nga FRANCA

Publikuar tek: bota, më 14:58 29-10-2020 “TA ÇRRËNJOSIM këtë murtajë”, politikanët bëjnë thirrjen e fortë pas sulmit terrorist: TË ZHDUKIM ISLAMO-FASHIZMIN nga FRANCA Ilustruese

Politikanët francezë kanë reaguar njëzëri pas sulmit terrorist me tre të vdekur dhe disa të plagosur, ditën e sotme në Nisë të Francës.

Sulmi vjen vetëm pak ditë pasi një mësuesi francez të historisë iu pre koka në mes të Parisit nga një ekstremist fetar. Edhe dy prej viktimave të vrara pranë një kishe në Nisë, iu pre koka, ndërsa vetëm pak orë më pas, në një qytet tjetër një person sulmoi me thikë policinë duke thirrur “Allah Akbar”, sipas “Europa 1”.

Thirrja më e fortë është bërë nga kryebashkiaku i Nisës Christian Estrosi.

“Mjaft! Është tani koha që Franca të shfajësohet nga ligjet e paqes në mënyrë që të fshijë përfundimisht Islamo-fashizmin nga vendi ynë”, deklaroi ai.

Një tjetër politikan francez, David Lisnard tha se është koha “që vendi ta zhdukë këtë murtajë”.

“Jemi të bashkuar kundër terrorizmit islamist”, thanë anëtarët e partisë së Macron.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Droga “LUMË” nga Spanja në Holandë, ZBULOHET kush është “KREU” shqiptar i grupit, “TONY” reagon nga arratia: Më sekuestruan FERRARIN por… (EMRI-DETAJE)
Arrestohet një person me thikë në Francë, do imitonte sulmin në Nice »
Article Logic
Execution time: 0.011261940002441
array(1) { ["section"]=> string(128) "ta-crrenjosim-kete-murtaje-politikanet-bejne-thirrjen-e-forte-pas-sulmit-terrorist-te-zhdukim-islamo-fashizmin-nga-franca-225655" }