'Ta qepin ata që thonë dil nga shtëpia', Rama: Do humbasim njerëz, duhet medoemos të shmangim katastrofën

Publikuar tek: aktualitet, më 15:21 23-03-2020 'Ta qepin ata që thonë dil nga shtëpia', Rama: Do humbasim njerëz, duhet medoemos të shmangim katastrofën Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka thënë se kjo javë do të jetë java më e vështirë e shpërthimit intensiv të "bombave", siç e cilëson ai koronavirusin.

Ai iu drejtua edhe opozitës, për të cilët thotë se "duhet ta qepin gojën", pas akuzave nga ana e opozitës se Rama nuk duhet të rrijë në shtëpi, por të dali dhe t'i japi zgjidhje problemeve të njerëzve.

“Ta qepin gojën ata që thonë dil nga shtëpia. Unë në shtëpi mbyllen në fundjavë, si gjithë të tjerët, se nuk i përkas rracës së keqe që thonë ‘bëni si them unë, po mos bëni si bëj unë’. Realisht është kulmi, që në këtë kohë kolere shpifjet dhe brockullat vazhdojnë. Nuk jam tipi i dukjeve se nuk më ka munguar dukja, pikë e zezë. Kjo javë do të jetë intensive, se hyjmë në javën e shpërthimit të bombave.

Sot humbi jetën një 43-vjeçar, që nuk vuante nga sëmundje kronike. Ngushëllime familjarëve.
Kjo mortje që ka sulmuar botën synon më të moshuarit dhe më të dobëtit fizikisht mes nesh, pro as të rinjtë nuk janë 100% të paprekshëm. Mos luani me zjarrin ju lutem. Do humbasim njerëz, nuk e di se sa, askush nuk e di askund, por nuk duhet në asnjë mënyrë të humbasim një mal me njerëz, kurrën e kurrës, dhe këtë e kemi në dorë ne, duke bërë durim.

Shiheni ç'ndodh në botë, me kapacitete shumë më të mëdha po mendojnë për kapacitete sipërfaqe të varreve pasi nuk përballin dot agresionin progresiv dhe marrjen e frymës vetëm me spitale. Ne u futëm shpejt në llogore, dhe është turp të humbasim këtë avantazh për mustaqet e Çelos. Kush e ka menduar që kjo luftë do mbarojë pa humbje jetësh e ka gabim. Ç’do gjë që do të bëjmë ne , kam përsëritur pa pushim, çdo gjë që bëjmë ne për mirë apo për keq duke u disiplinuar e ngadalësojmë humbjet e jetëve. Të dalim nga kjo luftë të fituara dhe mos numërojmë mijë , e mijëra jetë të humbura dhe të gjejmë varre 10 tre kilometra larg.

Lani duart, mbani në distancë të moshuarit dhe ti përqafoni kur të mbarojë, dhe jo t’i qani apo edhe të mos i varrosni siç duhet.

Forca e zakoneve është e tmerrshme, nuk është e pathyeshme. Nuk duhet të mundojmë trurin sa do zgjasë kjo luftë, por ditët t’I marrim një nga një. Kjo luftë fillon kur hapim sytë dhe përfundon kur mbyllim luftë. Të pabindurit do pakësohen, duke parë edhe buletinin e luftëtarëve ku numri do të shtohet. Por s’mund të merret përpjetë dhe vdekjet të rriten për shkak të tjerëve. As Zoti nuk na ndihmon po nuk ndihmuam vetën. Ta zmbrapsim këtë mortje nga shtëpia jonë. Disa humbje nuk i kemi në dorë por shmangjen e katastrogës e kemi ne dhe vetëm ne.”- tha Rama.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.010081052780151
array(1) { ["section"]=> string(107) "ta-qepin-ata-qe-thone-dil-nga-shtepia-rama-do-humbasim-njerez-duhet-medoemos-te-shmangim-katastrofen-199763" }