Tabaku: 2500 familje u hoqën nga skema e ndihmës ekonomike

Publikuar tek: politike, më 12:15 29-12-2015 Tabaku: 2500 familje u hoqën nga skema e ndihmës ekonomike

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka deklaruar sot se 2500 familje janë hequr nga skema e ndihmës ekonomike nga qeveria Rama.

“2500 familje hiqen nga ndihma ekonomike, ndërkohë vetëm në dhjetor 5 miliardë e 539 milionë lekë përfitojnë nga tenderat ministra, deputetë dhe klientë të pushtetit.

Për vitin e tretë në radhë, qeveria po i zhyt shqiptarët në skamje ndërkohë që abuzimet milionëshe në tendera, dogana, tatime e koncesione vazhdojnë.

Edi Rama po i faturon përditë shqiptarëve faturën e 40 miliardë lekëve të pagrumbulluara në buxhetin e shtetit, duke i rritur taksat dhe duke ua bërë jetën burg ndërkohë që mëkëmbësit e tij vazhdojnë të abuzojnë çdo ditë me paratë e qytetarëve.

Ai nuk po kursen as edhe më të varfërit, duke ua shndërruar muajin e fundvitit në një muaj hidhërimi.

2500 familje janë sakrifikuar që të kenë mundësi të abuzojnë, 2500 familje janë hequr nga listat e ndihmës ekonomike për të bërë të mundur shpenzimet e luksit, e fasadat e ministrive. Fondi që shpërndahet çdo muaj për familjet e varfëra sipas Institutit të Statistikave gjatë periudhës korrik- shtator është reduktuar me 4.3 % krahasur me tremujorin e dytë të vitit. Pagesat i përfituan 81 mijë e 621 familje nga 84 mijë e 145 familje që i merrnin më parë.

Pra, 10 mijë shqiptarë jetojnë në gjendje të mjeruar ndërkohë që oborri luksoz i qeverisë ka marrë 5.5 miliardë lekë tendera”, tha Tabaku.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.008901834487915
array(1) { ["section"]=> string(63) "tabaku-2500-familje-u-hoqen-nga-skema-e-ndihmes-ekonomike-28783" }