Tabaku i përgjigjet Yuri Kim: Udhëhoqëm dekriminalizimin! Në PD të gjithë kandidatët po verifikohen si në asnjë parti tjetër

Publikuar tek: politike, më 17:48 22-07-2020 Tabaku i përgjigjet Yuri Kim: Udhëhoqëm dekriminalizimin! Në PD të gjithë kandidatët po verifikohen si në asnjë parti tjetër Jorida Tabaku

Ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku i është përgjigjur paralajmërimit të Yuri Kim, e cila përmes një shënimi në twitter i bëri thirrje liderëve politikë (kryesisht Bashës, pas çështjes 'Gjin Gjoni) që të zgjedhin kandidatët për deputetë, por jo persona të korruptuar dhe që kanë probleme me ligjin.

Në përgjigjen e saj po në twitter, Tabaku i kujton Kim që ishte PD që udhëhoqëi procesin e dekriminalizimit, duke bërë që qindra zyrtarë të PS të shkarkohen nga detyra.

Ish-deputetja demokrate gjithashtu shprehet se në PD po bëhet një proces vettingu i kandidatëve për deputetë si në asnjë parti tjetër.

Krenar që PD ka udhëhequr dekriminalizimin dhe sot më shumë se 17 zyrtarë të zgjedhur nga PS dhe 300 në administratën publike janë jashtë zyrave. Krenar që PD po kalon një proces të bazuar në meritë, të gjithë kandidatët e zgjedhur dhe të emëruar do të vetohen (verifikohen) si në asnjë parti tjetër në rajon.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011700868606567
array(1) { ["section"]=> string(129) "tabaku-i-pergjigjet-yuri-kim-udhehoqem-dekriminalizimin-ne-pd-te-gjithe-kandidatet-po-verifikohen-si-ne-asnje-parti-tjeter-214642" }