Tabaku: Për të larguar Ramën protestës së 16 marsit do t’i bashkohet dhe Diaspora

Publikuar tek: politike, më 20:22 14-03-2019 Tabaku: Për të larguar Ramën protestës së 16 marsit do t’i bashkohet dhe Diaspora

Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku, e ftuar në studion e ‘Mbrëmje’ në ABC News ka folur rreth vendimit të opozitës për djegien e mandateve.

Tabaku është ndalur dhe tek protesta e 16 marsit.

Sipas Tabakut, kjo protestë do të ketë prezencë të Diasporës dhe ka domethënie shumë të madhe, pasi  një nga arsyet pse largohen shqiptarët është Edi Rama .

‘Më 16 mars do vijnë qytetarë nga Shqipëria do protestojnë para Kryeministrisë për të treguar që opozita atje për të treguar se qeveria nuk përfaqëson situatën politike dhe ekonomike, nuk përfaqëson asgjë që ka lidhje me interesin e shqiptarëve. Do ketë prezencë të Diasporës dhe ka domethënie shumë të madhe se një nga arsyet pse largohen shqiptarët është Edi Rama dhe qeveria  e tij.

Protesta do të nisë në orën 11:00 dhe do mbarojë kur të shikohet e arsyeshme se mbaron. Nuk do jetë 1 orë ose dy orë, nuk do ketë fjalime’, tha Tabaku.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0064120292663574
array(1) { ["section"]=> string(87) "tabaku-per-te-larguar-ramen-protestes-se-16-marsit-do-t-i-bashkohet-dhe-diaspora-156451" }