Tabaku publikon shifra dhe i kërkon llogari qeverisë: Ja sa miliardë euro abuzohet me tenderat në vit. Ku shkojnë taksat tona?

Publikuar tek: politike, më 12:28 26-01-2020 Tabaku publikon shifra dhe i kërkon llogari qeverisë: Ja sa miliardë euro abuzohet me tenderat në vit. Ku shkojnë taksat tona? Jorida Tabaku

Ish-deputetja e PD Jorida Tabaku përmes një postimi në ‘facebook’ shkruan se çdo vit qytetarët janë përballur me taksa dhe tarifa shtesë dhe kjo sipas saj vjen prej abuzimit të qeverisë.

 Sipas Tabakut në vit janë mesatarisht 1.2 milionë euro abuzime, duke cilësuar se tenderat zënë 1/3 e dëmit ekonomik dhe vlera totale e tyre është 1.2 miliardë euro.

 “Janë mesatarisht 1.2 mld euro në vit abuzime që shkaktojnë dëm ekonomik. Sakaq, tenderat zënë 1/3 e dëmit ekonomik, 1.7 mld euro është vlera totale e dëmit të shkaktuar nga to. 1 në 3 tendera jepen pa garë ndërsa vendi është kthyer në epiqendrën e korrupsionit sipas të gjitha raporteve ndërkombëtare”, thotë ndër të tjera Tabaku.

Postimi i Jorida Tabakut:

Ku shkojnë taksat tona?

Përvit shqiptarët janë përballur me taksa dhe tarifa shtesë. Abuzimi I qeverisë me taksat e shqiptarëve rritet përvit e më shumë, në gjashte vjet ai ka arritur shifrën e 5.9 mld euro. Janë mesatarisht 1.2 mld euro në vit abuzime që shkaktojnë dëm ekonomik sipas KLSH.

Sakaq, tenderat zënë 1/3 e dëmit ekonomik, 1.7 mld euro është vlera totale e dëmit të shkaktuar nga to. 1 në 3 tendera jepen pa garë ndërsa vendi është kthyer në epiqendrën e korrupsionit sipas të gjitha raporteve ndërkombëtare.

Shqiptarët paguajnë taksa më shumë se rajoni dhe kanë korrupsionin më të lartë në rajon. Kosto e korrupsionit sot po lë pa punë shqiptarët, po bjerr buxhetin e shtetit, po lë vendin pa rrugë shkolla e spitale, korrupsioni po gërryen ekonominë, po largon shqiptarët.

Taksat e ulëta, heqja e burokracive të parëndësishme, zbatimi ligjit dhe beteja për lirinë e tregut janë hapat që do shpëtojnë shqiptarët nga sëmundja e korrupsionit. Këto janë hapat që PD dhe opozita do ndërmarrë ditën e parë në pushtet.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024915218353271
array(1) { ["section"]=> string(130) "tabaku-publikon-shifra-dhe-i-kerkon-llogari-qeverise-ja-sa-miliarde-euro-abuzohet-me-tenderat-ne-vit-ku-shkojne-taksat-tona-193186" }