Tahiri futet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, bashkë me të edhe Nikolla: Dëshmojnë për Emiljano Shullazin

Publikuar tek: aktualitet, më 10:52 24-03-2017 Tahiri  futet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, bashkë me të edhe Nikolla: Dëshmojnë për Emiljano Shullazin

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri sapo ka hyrë në Prokurorinë për Krime të Rënda, ku do të merret në pyetje për Emiljano Shullazin.

Tahiri është thirrur për të dhënë shpjegime për takimin me profesorin Mynyr Koni, i cili mendohet se është kërcënuar nga Emiljano Shullazi. Sipas akuzës, profesor Koni pas kërcënimit është pritur në një takim nga Tahiri, asokohe ministër i Bbrendshëm, i cili ka premtuar zgjidhjen e çështjes, bashkë me ministren e Arsimit Lindita Nikolla.

Edhe Nikolla është thirrur në Prokurori në cilësinë e dëshmitares dhe pritet të pyetet pas pak.

Tahiri dhe Nikolla do të merren në pyetje nga prokurorja e çështjes Elisabeta Imeraj, e cila ka firmosur edhe shkresat për thirrjen e tyre në prokurori.

Sipas akuzës, nuk përjashtohet mundësia që veç Nikollës dhe Tahirit të merren në pyetje edhe zyrtar të lartë e deputet të parlamentit, që kanë pas dijeni për kërcënimet e Emiljano Shullazit ndaj dy profesorëve Dhori Kule e Mynir Koni.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Këto janë rezultatet e Sondazhit pak orë para superndeshjes Itali-Shqipëri
I gjithë fshati në protestë, banorët bllokojnë derën bashkisë së Fierit »
Article Logic
Execution time: 0.010916948318481
array(1) { ["section"]=> string(111) "tahiri-futet-ne-prokurorine-e-krimeve-te-renda-bashke-me-te-edhe-nikolla-deshmojne-per-emiljano-shullazin-72979" }