Tahiri-Haxhinasto: Rezervuari i Maskurisë tani në kontroll

Publikuar tek: aktualitet, më 13:43 09-02-2015 Tahiri-Haxhinasto: Rezervuari i Maskurisë tani në kontroll Dy ministrat Tahiri dhe Haxhinasto ne rezervuarin e Maskurise

Tahiri dhe Haxhinasto, dy ministrat e qeverise, shkuan sërish sot në zonën problematike të Rezervuarit të Maskurisë, ku është punuar gjatë gjithë këtyre ditëve për ta mbajtur nën kontroll për të mos shpërthyer. “Situata është tani nën kontroll” deklaruan të dy ministrat nga rezervuari.

Ditën e djeshme, tetë polumbarë të flotës detare hynë Brenda digës së rezervuarit për të parë problemet që kishte me kanalizimet, bllokimin e tyre, duke ndihmuar në hapjen e zhbllokimin. Sipas ministrisë së Mbrojtjes, forcat e Kosovës kanë ndihmuar gjithashtu duke dhënë asistencën e tyre.

Tahiri tha ndër të tjera se e gjithë qeveria është në krye të punëve për të menaxhuar situatën e rënduar nga rreshjet e dimrit, dhe kërkoi mirëkuptim nga të gjithë për zgjidhejn  e situatës. Nuk harroi të evidentojë edhe faktin se kryeministri është në jug të vendit, për të ndjekur shpërndarjen e ndihmave në zonat në nevojë. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përmbarimi ultimatum Cirkut të Tiranës: Lironi godinën
Pezullohet polici i dehur, kërcënoi banorët (video denoncuese) »
Article Logic
Execution time: 0.01346492767334
array(1) { ["section"]=> string(62) "tahiri-haxhinasto-rezervuari-i-maskurise-tani-ne-kontroll-2825" }