Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri ka kërkuar ndihmë tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës për drejtorinë Anti-Terror ngritur së fundmi në Policinë e Shtetit. Mesazhi i Tahirit është bërë gjatë takimit të tij me kreun e Byrosë kundër Terrorizmit në Departamentin e Shtetit, Tina Kaidanow.
Nga ana e saj Kaidanowi u shpreh e gatshme për të filluar në Departamentin e Shtetit një program për mbështetjen e kësaj njësie. Po kështu Kaidanoëi kërkoi ngritjen e një Task-Force rajonale, për hetime të përbashkëta SHBA-Shqipëri për terrorizmin.
Tahiri e informoi Kaidanowin për masat e marra nga Shqipëria në lidhje me ekstremizmin e dhunshëm, radikalizmin dhe terrorizmin. Kaidanoë theksoi se Shqipëria ka bërë një punë të jashtëzakonshme duke filluar nga hetimet dhe procedimet penale, si dhe amendimet ligjore në këtë fushë. Takimi u realizua, në kohën kur në Amerikë po zhvillon punimet Samiti kundër terrorizmit.