Tahiri mbërrin te Krimet e Rënda, apelon këtë vendim

Publikuar tek: aktualitet, më 15:12 26-12-2017 Tahiri mbërrin te Krimet e Rënda, apelon këtë vendim

Saimir Tahiri sapo ka mbërritur në Gjykatën e Krimeve të Rënda, i shoqëruar nga avokati i tij Maks Haxhia.

Ish-ministri ka apeluar vendimin për bllokimin e pasaportës që i ndalon daljen jashtë shtetit.

Deputeti Tahiri deklaroi javë më parë se nuk e shqetëson kjo masë sigurie por principi mbi të cilin është vendosur ndërsa u shpreh i gatshëm që hetimit t’i shkohet deri në fund.

“Do flas shumë shpejt”, paralajmëroi në daljen e tij të fundit para gazetarëve ish-ministri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033822059631348
array(1) { ["section"]=> string(58) "tahiri-mberrin-te-krimet-e-renda-apelon-kete-vendim-104419" }