Tahiri në Shëngjin prezanton masat për sezonin turistik por Shëngjini s’duket gati për turistët

Publikuar tek: aktualitet, më 12:12 16-06-2015 Tahiri në Shëngjin prezanton masat për sezonin turistik por Shëngjini s’duket gati për turistët

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri  ndodhet sot në Shëngjin nga ku ka prezantuar një plan masash për arritjen e një standarti dhe cilësie të garantuar, siç tha ministri, në këtë sezon turistik.

Por ministri nuk cilësoi që ky plan masash është paksa i vonuar pasi Shëngjini, tani për tani duket shumë larg një vendi që mund të presë turistë. Jo më larg se dje newsbomb.al publikoi fotot e gjendjes skandaloze të plazhit dhe Portit ku plehrat dergjeshin ngado.

Tahiri tha se do të ndërtohen 31 stacione policore në plazh e ndërsa shtoi se pastërtia është një element kyç për të ftuar turistët. Tani për tani gjendja e plazhit të Shëngjinit është kjo që shihni në foto. Se si do jetë pas vizitës së ministrit Tahiri, kjo mbetet për t’u parë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Qyteti i Elbasanit "shpëton" nga ndotja e mbeturinave
Zbulohet dhe digjet një parcelë me hashash, arrestohet 51-vjeçari në Vlorë »
Article Logic
Execution time: 0.013256072998047
array(1) { ["section"]=> string(101) "tahiri-ne-shengjin-prezanton-masat-per-sezonin-turistik-por-shengjini-s-duket-gati-per-turistet-13739" }