Tahiri nis fjalën në Kuvend por Meta detyrohet ta ndërpresë, Paloka e sulmon

Publikuar tek: slide-lart, më 11:05 07-09-2015 Tahiri nis fjalën në Kuvend por Meta detyrohet ta ndërpresë, Paloka e sulmon Tahiri- Paloka ne Kuvend

Tension dhe zhurmë në seancën e Kuvendit. Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri mori fjalën nga kreu i Kuvendit Meta por nuk arriti ta mbaronte deri në fund për shkak të ndërhyrjeve nga vendi të deputetit Paloka. Deputeti i PD, me tone të ashpra sulmoi dhe ndërpreu disa herë ministrin, edhe pse nuk u dëgjuan fjalët e tij për shkak se mikrofoni ishte i fikur.

Tahiri : “Unë besoj që këto ditë si shumë ditë të tjera gjatë këtyre dy viteve kanë shërbyer për ti treguar qytetarëve dallimin e thellë që ekziston midis nesh mes atyre dhe atyre që kanë qeverisur para nesh.

Kujt nuk i mjafton kjo seancë dhe vendimet e kësaj seance për t’i hapur rrugën drejtësisë për një nga kolegët tanë mund t’i referohet edhe zgjedhjeve të kaluara për ti thirrur mendjes dhe për ta bërë të njohur realitetin që njohin qytetarët”.

(Ndërhyn deputeti Edi Paloka nga vendi por nuk dëgjohet çfarë thotë në mikrofon)

(Ndërhyn edhe Meta)

Meta: “Ju lutem qetësi!”

Tahiri: “Ju bëj thirrje për qetësi. Kur keni durim e dëgjoni atë që keni medemek kryetar partie bëni durim edhe këtu në Parlament”.

(Ndërhyn sërish Paloka)

Tahiri: “Maxhoranca, qeveria nuk i shmanget përgjegjësisë për t’ju përgjigjur pyetjeve tuaja, qoftë edhe duke mbajtur në shpinë llumin që del prej jush. Ju e bëni për ti treguar shqiptarëve se këtë punë e keni bërë ju në të kaluarën, e për këtë e bëjmë dhe ne meqë e keni bërë j”.

(Ndërhyn prapë nga vendi deputeti i PD)

Meta ndërpret seancën: Ju lutem, keni nevojë për pushim? Bëjmë pushim.

10 minuta pushim, qetësohemi se s’mund të vazhdohet në këto kushte.

Lexo edheTahiri nis fjalën në Kuvend por Meta detyrohet ta ndërpresë. Paloka e sulmon

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074088573455811
array(1) { ["section"]=> string(81) "tahiri-nis-fjalen-ne-kuvend-por-meta-detyrohet-ta-nderprese-paloka-e-sulmon-20153" }