Tahiri për masakrën e Elbasanit: Sot mësova se një polic i implikuar është ende në detyrë

Publikuar tek: politike, më 17:59 04-02-2016 Tahiri për masakrën e Elbasanit: Sot mësova se një polic i implikuar është ende në detyrë

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka folur në Kuvend për masakrën e djeshme që tronditi Elbasanin dhe të gjithë Shqipërinë. Pasi akuzoi PD-në se po përpiqet të përfitojë nga viktimat, Tahiri veçoi faktin se nga kjo hasmëri në 10 vite kanë vdekur 8 persona, ndërsa ka vetëm dy të dënuar.

“Ngjarja e djeshme e Elbasanit ishte shumë e rëndë që me plotë të drejtë shqetësoi qytetarët. Unë nuk mund të mirëpres kur ju dilni këtu dhe thoni se ajo ngjarje ndodh se ministri është bandit dhe kryeministri kryebandit. Çfarë do të mendojnë qytetarët? Që ju po bëni detyrën klasike, që po përfitoni nga viktimat. E kujt i shërben kjo? Policia e ka ndjekur në vazhdimsi këtë çështje, e cila në pothuajse në 1 dekadë ka marrë jetën e 8 personave, janë bërë dy tentativa për vrasje dhe janë vetëm dy të dënuar”, u shpreh Tahiri.

Ministri ka bërë të ditur gjithashtu se vazhdon të jetë ende në detyrë polici që lejoi të kalonte në kufi në vitin 2012, Florenc Çapjan, i dyshar për vrasje të dyfishtë dhe i plagosur dje në Elbasan.

“Një vrasje (e lidhur me masakrën e Elbasanit) është bërë ndaj një personi me arrest shtëpie dhe babait të tij. Personi ruhej nga policia dhe vrasja ndodhi brenda në banesë për arsye se policët nuk ndodheshin aty ku duhet të ishin. Më pas vrasësi u largua drejt kufirit dhe e kaloi atë, pavarësisht se policit i doli në ekran ‘person në kërkim’. Por ajo që unë mësova sot është se ky polic vazhdon të jetë ende në detyrë dhe atëherë u dënua me ulje në gradë. Unë jam partizan që ai polic të mos rrijë në detyrë”, theksoi Tahiri.

Florenc Çapja akuzohet se ka vrarë në vitin 2012 Ardian Memën dhe babain e tij, më pas u arratis drejt Maqedonisë.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025837898254395
array(1) { ["section"]=> string(94) "tahiri-per-masakren-e-elbasanit-sot-mesova-se-nje-polic-i-implikuar-eshte-ende-ne-detyre-31757" }