Tahiri “thumbon” ministrin teknik të Brendshëm: Policia ka ndryshuar, të paktën ajo që njoh unë

Publikuar tek: politike, më 21:32 20-07-2017 Tahiri “thumbon” ministrin teknik të Brendshëm: Policia ka ndryshuar, të paktën ajo që njoh unë

Ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ishte ditën e sotme në kamin e Jalës, me të rinjtë e FRESSH, ku u është përgjigjur pyetjeve të të rinjve të forumit rinor.

Duke iu përgjigjur një pyetje për policinë e shtetit dhe reformat e qevreisë, Tahiri tha se kjo qeveri e ka marrë mandatin për të ndryshuar modelin e qeverisjes. Por në përgjigjen e Tahirit nuk ka munguar një “thumb” për ministrin aktual të Brendshëm, Dritan Demiraj.

Pa dyshim që ne kemi marrë një mandat për të vazhduar të gjitha punët e mira të nisura, që kur ju të bëheni drejtora apo ministra, të mos gjeni gjendjen që kam gjetur unë. Po ju jap një shembull unë kur kam shkuar në krye të ministrisë së Brendëshme kam gjetur një situatë katastrofike. Më pas vendosëm kamerat e trupit, për të ulur deri diku nivelin e korrupsionit. Nuk them që është zhdukur, por që gjendja ka ndryshuar shumë. Kjo të paktën për Policinë që unë njoh, se tani është…”, u shpreh Tahiri në kampin e FRESSH në Jalë.

Fjalia e fundit e Tahirit, lë të nënkuptuar se Policia e Shtetit ka ndryshuar që nga koha kur ai është larguar nga ministria. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.038825988769531
array(1) { ["section"]=> string(97) "tahiri-thumbon-ministrin-teknik-te-brendshem-policia-ka-ndryshuar-te-pakten-ajo-qe-njoh-une-86815" }