Takaj pas suksesit historik: Falënderoj gjithë tifozët shqiptarë, ja pse po e shesim Latifin

Publikuar tek: sport, më 22:05 24-08-2017 Takaj pas suksesit historik: Falënderoj gjithë tifozët shqiptarë, ja pse po e shesim Latifin

Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj ka falënderuar të gjithë tifozët anëembanë trevave shqiptare për mbështetjen që i kanë dhënë sot ekipit korçar, teksa ka pranuar se shitja e Latifit është e detyrueshme në një farë mënyre, pasi futbolli shqiptar ka kapacitet të ulët në krahasim me klubet e tjera europiane.

"Kalimi në këto faza të jep shumë përfitime, si nga na ana monetare dhe nga ajo profesionale.

Nuk dua të merrem me historin e polemikave ndaj klubit. Dua thjesht të falenderoj tifozët që erdhën nga çdo anë e trevave shqiptare. Kjo tregon se shqiptarët janë të uritur për fitore dhe nuk shohin më ngjyra ekipesh.

Fitimi ndaj Dinamos është shumë i e rëndësishëm sepse është ekip jashtzakonisht shumë i madh dhe përderisa u përballëm me këtë ekip që ka një akademi që furnizon gjithë europën me talente, nuk na tremb asnjë ekip tjetër.

Latifi është i madh, kemi një rregull këtu në klub kur i vjen radha një  futbollisti për t'u larguar ne nuk e mbajmë peng, por e shesim të ekipet europiane. Kjo pasi kapaciteti i futbollit shqiptar kaq është", përfundoi presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj për Supersport.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019562959671021
array(1) { ["section"]=> string(96) "takaj-pas-suksesit-historik-falenderoj-gjithe-tifozet-shqiptare-ja-pse-po-e-shesim-latifin-90110" }