Takim me komunitetin shqiptar në Ukrainë, Majko poston fotografitë e veçanta

Publikuar tek: aktualitet, më 21:05 06-05-2019 Takim me komunitetin shqiptar në Ukrainë, Majko poston fotografitë e veçanta Ministri i Diaspores, Pandeli Majko, se bashku me komunitetin shqiptar te Karakurtit ne Ukraine

Ministri i Shtetit dhe i Diasporës, Pandeli Majko, ka publikuar takimin e tij me pjesëtarët e komunitetit shqiptar në Karakurt të Ukrainës.

Takimi me shqiptarët e këtij komuniteti, Majko e bëri me rastin e e ditë së Shën Gjergjit, gjatë të cilës komuniteti shqiptar nderon figurën e heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Me anë të një postimi të disa fotove në faqen zyrtare të Ministrisë së Shtetit dhe Diasporës, ministri Majko del përkrah shqiptarëve të  Ukrainës, duke i dhuruar këtij komuniteti libra për fëmijë në gjuhën shqipe dhe kostume tradicionale në shenjë falenderimi për ruajtjen e identitetit dhe kulturës shqiptare.

Gjatë këtij takimi pati edhe aktivitete të ndryshme të këtij komuniteti, me valle dhe kostume tradicionale kombëtare shqiptare.

Postimi në Facebook:

Sot me pjesëtarët e komunitetit shqiptar në Karakurt, Ukrainë, në ditën e Shën Gjergjit, gjatë të cilës komuniteti nderon figurën e heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Ministri i Shtetit për Diasporën i dhuroi komunitetit, abetare, libra për fëmijë në gjuhën shqipe si dhe kostume tradicionale në shenjë falenderimi për ruajtjen e shkëlqyer që i kanë bërë identitetit dhe kulturës shqiptare, por edhe vazhdimësinë e tyre. 

veshje.jpg

Ukranine.jpg

Majko.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.035159826278687
array(1) { ["section"]=> string(82) "takim-me-komunitetin-shqiptar-ne-ukraine-majko-poston-fotografite-e-vecanta-163234" }