Takimi Bushati-Kotzias, opozita greke listë pyetjesh Ministrisë së Jashtme

Publikuar tek: rajon, më 20:52 12-11-2017 Takimi Bushati-Kotzias, opozita greke listë pyetjesh Ministrisë së Jashtme

Partia më e madhe opozitare greke, Demokracia e Re, ka reaguar pas përfundimit të takimit Kotzias-Bushati në Kretë dhe publikimit të deklaratës së përbashkët.

Deklaratën në fjalë, Demokracia e Re e konsideron si “të paqartë dhe me fjalë të përgjithshme”, pasi “nuk përmendet asnjë rezultat konkret”, raporton Oranews.

Me anë të një deklarate për shtyp mbrëmjen e të dielës, partia më e madhe opozitare kërkon të dijë nëse Ministria e Jashtme greke “ka pranuar të diskutohet çështja inekzistente çame, që me këmbëngulje e shtron pala shqiptare”.

Për Demokracinë e Re, çështjet që përfshihen në paketën që u diskutua gjatë bisedimeve, janë të ndryshme për nga natyra juridike dhe politike.

“Marrëveshja për delimitimin e kufirit detar, të drejtat e minoritetit, varrezat e ushtarëve grekë, përmbajtja  e teksteve shkollore, etj apo trajtohen këto çështje si të lidhura me njera=tjetrën nga ana e Ministrisë së Jashtme greke? A ndikon procesi në njerën çështje në ecurinë e tjetrës dhe si”, pyet Demokracia e Re.

“Meqenëse këto çështje janë shumë serioze dhe kritike, presim përgjigje të përgjegjshme nga Ministria e Jashtme”, përfundon deklarata e partisë më të madhe opozitare greke. /Oranews

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Argëtim, jahte dhe netë të nxehta, këngëtarja serbe tregon si e ka njohur biznesmenin e fuqishëm shqiptar
»
Article Logic
Execution time: 0.011390924453735
array(1) { ["section"]=> string(79) "takimi-bushati-kotzias-opozita-greke-liste-pyetjesh-ministrise-se-jashtme-99313" }