Takimi Bushati-Kotzias/ Shpërthen Shehu: DY HERE U MBARS MALI, NE KRETË E NE KORÇË DHE NUK POLLI AS EDHE NJË MI

Publikuar tek: politike, më 14:31 21-01-2018 Takimi Bushati-Kotzias/ Shpërthen Shehu: DY HERE U MBARS MALI, NE KRETË E NE KORÇË DHE NUK POLLI AS EDHE NJË MI

Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka reaguar pas përfundimit të takimit 3-ditor Kotzias-Bushati. 

Sipas deputetit asgjë konkrete nuk është bërë, dhe se për të arritur në një marrëveshje duhet që fillimisht të bëhet distancimi nga aventurizmi politik.

“Dy herë u mbars mali, në Kretë e në Korçë dhe nuk polli as edhe një mi”- shkruan Shehu në statusin e tij në Facebook.

Reagimi i plotë:

“DY HERE U MBARS MALI, NE KRETE E NE KORCE DHE NUK POLLI AS EDHE NJE MI”
Sic ishte parashikuar fatkeqesisht asgje konkrete dhe e rendesishme mbas bisedimeve Kotzias-Bushati.
Pa u larguar nga aventurizmi politik edhe ne diplomaci, pa u bere te besueshem per partneret, nuk mund te arrihen mareveshje te rendesishme, jo vetem me Greqine, por me secilin nga ata.
Sado te tentosh te “Gelltisesh ate qe ke nxjerre” ne menyre spekullative, nuk arrin dot lehte e ne kohe te shkurter te kthehesh ne faktor te rendesishem tashme.
Fatkeqesisht politikat, se paku aventureske te Rilindjes, e kane larguar Shqiperine nga ai rol i saj shume i rendesishem per ne e per Rajonin, i humbur mbas vitit 2013.
Le te shpresojme e punojme per kohe me te mira e produktive.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012347936630249
array(1) { ["section"]=> string(115) "takimi-bushati-kotzias-shperthen-shehu-dy-here-u-mbars-mali-ne-krete-e-ne-korce-dhe-nuk-polli-as-edhe-nje-mi-107390" }