Takimi Çako-Romann: Të angazhuar për të frenuar azilkërkuesit

Publikuar tek: aktualitet, më 16:12 22-05-2015 Takimi Çako-Romann: Të angazhuar për të frenuar azilkërkuesit

Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako priti delegacionin e Policisë gjermane të kryesuar nga Dr. Dieter Romann, President i Policisë Federale gjermane. Çako ka njohur Romann me prioritetdhe fokusimin që ka Policia shqiptare, në drejtim të luftës kundër Krimit të Organizuar, Trafiqeve të Paligjshme, Korrupsionit, Krimeve kibernetike dhe Terrorizmit.

“këto prioritete dhe fokusime të punës sonë janë në orientim të plotë të objektivave të qeverisë shqiptare dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe ne jemi të angazhuar maksimalisht për t’i përmbushur këto objektiva duke bashkëpunuar ngushtësisht edhe me partnerët tanë ndërkombëtarë”, ka thënë Çako.

Çako u shprehse se Policia është e angazhuar maksimalisht për të frenuar fenomenin e azilkërkuesëve në vendet e BE-së.

“Falë angazhimit të strukturave të luftës kundër trafiqeve të paligjshme kemi arritur të vëmë nën kontroll disa angjensi turistike udhëtimi të cilat organizonin me anë të mashtrimit udhëtime drejt Gjermanisë. Fluksi është frenuar duke shkuar drejt normalitetit”, u shpreh Çako.

Gjithashtu Dr. Dieter Romann ka theksuar se në drejtim të frenimit të fenomentit azilkërkues, autoritetet shqiptare prej shumë kohësh kanë marrrë iniciatiavat e duhura dhe Policia Kufitare po bën punën e duhur. Ai shtoi se policia gjermane vlerëson punën e palës shqiptare në drejtim të parandalimit dhe frenimit të fenomentit të azilkërkuesit, por edhe të goditjes së fenomeneve të tjera kriminale.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nis shembja e 3 banesave brenda Amfiteatrit të Durrësit
Incident në Vaun e Dejës, PD: Polici qëlloni me pistoletë vëllain e kandidatit »
Article Logic
Execution time: 0.013530015945435
array(1) { ["section"]=> string(66) "takimi-cako-romann-te-angazhuar-per-te-frenuar-azilkerkuesit-11745" }