Takimi historik i Trump dhe Kim Jong Un, Singaporin e "pushtojnë" 3000 gazetarë, qeveria jep 15 milionë dollarë (Nga siguria te ushqimi-DETAJE)

Publikuar tek: bota, më 11:25 11-06-2018 Takimi historik i Trump dhe Kim Jong Un, Singaporin e

Singapori po pret kontigjentin më të madh të medias që është regjistruar ndonjëherë për ndonjë samit, për të mbuluar takimin mes Donald Trump dhe Kim Jong Un. Dhe sipas autoriteteve, edhe nëse nuk do të arrijnë të bëjnë ndonjë punë, ata do të ushqehen shumë mirë.

Eshtë zgjedhur një ndërtesë me 2100 metra katrorë e ndërtuar për një garë të Formula1. Ajo është adaptuar për të pritur 3000 gazetarët që janë regjistruar për të mbuluar takimin e së martës mes dy liderëve.

Në fakt, si gazetarë që janë, nuk kanë respektuar gjithë procedurat. Qindra prej tyre kanë vrapuar dhe kanë rrethuar hotelet ku po qëndrojnë dy liderët.

Për qendrën e Medias, qeveria e Singaporit ka dhënë një shumë prej 15 milionë dollarësh, dhe pjesa më e madhe e parave kanë shkuar për masat e sigurisë.

Ushqimi aziatik, është me bollëk. Shërbehet me enët e Singaporit, do të ketë arra kokosi, vezë, oriz me pulë, supë me aromë që është bërë me karkaleca të thatë. Një restorant u ofron edhe akullore me kimchi, një aromë koreane që është djegëse.

Gazetari belg Tom Van de Ëeghe mbërriti në qendër pas 30 orësh udhëtim. “Ushqimi është i mrekullueshëm. Kush paguan për gjithë këtë? Sigurisht nuk do të jetë Kim Jong Un, as Trump se ata nuk duan të shpenzojnë para. Eshtë qeveria e Singaporit, kështu që, falemnderit”, tha ai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0081820487976074
array(1) { ["section"]=> string(144) "takimi-historik-i-trump-dhe-kim-jong-un-singaporin-e-pushtojne-3000-gazetare-qeveria-jep-15-milione-dollare-nga-siguria-te-ushqimi-detaje-123967" }