Takimi historik i Trump me Kim Jong, një forcë paramilitare ‘e frikshme’ zbarkon në HOTELIN e 2 liderave (DETAJE)

Publikuar tek: bota, më 11:00 11-06-2018 Takimi historik i Trump me Kim Jong, një forcë paramilitare ‘e frikshme’ zbarkon në HOTELIN e 2 liderave (DETAJE) Donald Trump e Kim Jong

Pas skenave të takimit historik të kësaj jave mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe Kim Jong Un të Koresë së Veriut në Singapor, një forcë paramilitare “e frikshme” do të jetë në ruajtje, raportojnë mediat ndërkombëtare.

 

Të armatosur me pushkë të mëdha për sulm dhe thika prej 18 inch, kompania “Gurkhas” është një kontigjent I ushtarëve të lartë të Nepalit që kanë qenë pjesë e forcës policore të Singaporit që nga viti 1949, pra më shumë se njëdekadë e gjysëm përpara se kombi të marrë pavarësinë nga qeverisja britanike.

Që atëherë ata kanë pasur një rol të madh në shuarjen e trazirave në kufirin me Malajzinë, apo ruajtjen e personaliteteve VIP.

Ata kanë marrë në mbrotje hotelin Shangri-La ku po qëndron Donald Trump, hotelin St Regis ku po qëndron Kim Jong Un dhe hotelit Capella në Sentosa përpara samitit që do të zhvillohet në 12 qershor.

Historia e forcave Gurkhas në Singapor shkon nga epoka koloniale e luftës anglo-Nepal mes kompanisë East India dhe Mbretërosë së Gorkës nga 1814-1815. Të impresionuar nga aftësitë luftarake të Gurkhas, britanikët vendosën të rekrutonin disa prej tyre dhe u shpërndanë kështu në gjithë Azinë Juglindore.

Sot, jashtë Nepalit, ato gjenden edhe në Mbretërinë e Bashkuar, Indi dhe Singapor. Sot në forcën policore të Singaporit numërohen rreth 2000 trupa Gurkha. Cdo vit rekrutohen 60 vetë nga mosha 18-19 vjeç gjatë një procesi seleksionimi në Nepal me teste shumë të vështira. Ata që kualifikohen vendosen në një vend të izoluar në Singapore që nuk është i hapur për publikun.

Aty jetojnë me familjet e tyre, fëmijët që shkojnë në shkolla të ngritura po aty.

Por ka një fakt: ushtarët Gurkha tërhiqen nga shërbimi në moshën 45 vjecare dhe kthehen në Nepal së bashku me familjet e tyre pas kësaj experience. Pavarësisht kontributit të tyre në shoqërinë në Singapor ata mbeten “dukshmërisht të padukshëm”, dhe gjithmonë në periferi.

Pershtati NEWSBOMB.AL

 

hote.jpg

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbulohet vendi luksoz ku do të takohet Trump me Kim Jon Un (VIDEO)
Takimi historik i Trump dhe Kim Jong Un, Singaporin e "pushtojnë" 3000 gazetarë, qeveria jep 15 milionë dollarë (Nga siguria te ushqimi-DETAJE) »
Article Logic
Execution time: 0.011070013046265
array(1) { ["section"]=> string(115) "takimi-historik-i-trump-me-kim-jong-nje-force-paramilitare-e-frikshme-zbarkon-ne-hotelin-e-2-liderave-detaje-123962" }