Takimi historik, Trump dhe Kim Jong Un shtrëngojnë duart në Singapor (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 07:04 12-06-2018 Takimi historik, Trump dhe Kim Jong Un shtrëngojnë duart në Singapor (VIDEO)

Realizohet takimi historik mes presidentit të SHBA-ve Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut Kim Jong Un. Pas shumë hamendësimesh dy liderët kanë shtrënguar duart me njëri-tjetrin ditën e sotme në Singapor.   

Palët janë ulur në tryezë në orarin e përcaktuar (ora 09:00, sipas orës lokale). Ndërsa Trump e përshkroi takimin historik me Kim Jong-un, liderin e Koresë së Veriut, si pozitiv. "Më mirë se ç’mund të imagjinohej", është shprehur presidenti i SHBA.  

Ata mbajtën takimin e parë midis liderëve të dy vendeve të tyre, në përpjekje për t'i dhënë fund shtatë dekadave armiqësore dhe kërcënimin e një konfrontimi bërthamor.

Takimi mes tyre zgjati rreth tre orë. Fillmisht ata shtrënguan duart përpara mijërave gazetarëve të pranishëm dhe më pas zhvilluan takimin e tyre privat pa praninë e mediave me vetëm përkthyes të pranishëm, duke dalë më pak se një orë më vonë për një mbledhje të dytë, këtë herë me ndihmësit, para se të mblidheshin të gjithë për drekën.

Sakaq, pas takimit vetëm për vetëm, dy udhëheqësit hynë në një takim dy-palësh më të zgjeruar, me praninë edhe të Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo, Shefit të Personelit të Shtëpisë së Bardhë John Kelly dhe Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare John Bolton.

“Ne patëm një takim të vërtetë fantastik. Me të vërtetë shumë pozitiv, mendoj më mirë se çdokush mund të ketë pritur. Do të ketë marrëdhënie të shkëlqyeshme,” tha Trump./Newsbomb.al/ 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010987043380737
array(1) { ["section"]=> string(80) "takimi-historik-trump-dhe-kim-jong-un-shtrengojne-duart-ne-singapor-video-124050" }